LAJMI I FUNDIT:

Reka e Cakaj bisedë telefonike, flasin për marrëveshjen e nënshkruar në distancë lidhur me procesin integrues në BE

Reka e Cakaj bisedë telefonike, flasin për marrëveshjen e nënshkruar në distancë lidhur me procesin integrues në BE

Në pamundësi për tu takuar si pasojë e pandemisë, ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ndërsa kanë folur për marrëveshjen lidhur me procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë kësaj bisede të dy u shprehën të kënaqur për nënshkrimin ndonëse në distancë të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Së Shqipërisë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për Mbështetjen e Ndërsjellë në Kuadër të Përgatitjes për Hapjen dhe Zhvillimin e Negociatave të Pranimit”.

Ministrat Reka dhe Cakaj, konstatuan rëndësinë e kësaj marrëveshje  për bashkëpunimin bilateral në përgatitjen ndër-institucionale për procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Reka, i uroi homologut të tij Cakaj për rekomandimin e Komisionit Evropian, për hapjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, ndërkaq që ty së bashku ndanë shpresën që Kosova, të gëzojë liberalizimin e vizave, dhe së shpejti, të fillojë përgatitjet për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Në bisedën telefonike, ata e vlerësuan si shumë të rëndësishme edhe anën praktike të kësaj marrëveshje, përmes së cilës zyrtarët dhe ekspertët nga të dy anët e kufirit, do të punojnë së bashku, duke këmbyer dijen dhe përvojat, brenda mekanizmave dhe strukturave institucionale, që do të krijohen në përputhje me këtë kornizë bashkëpunimi.

“Në veçanti, duke u përqendruar në krijimin e strukturave negociuese për negociatat anëtarësuese, të grupeve të ekspertëve sipas kapitujve negociues dhe për procesin e vlerësimit të screeningut. Në funksion të jetësimit të  kësaj marrëveshje, do të formohet Komiteti i Përbashkët, i cili do të mblidhet dy herë në vit për të shqyrtuar planet e veprimit 6 mujore”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se “ishte pajtim i përbashkët se bashkimi i kapaciteteve administrative ndër-shtetërore, përmes bashkimit të kapaciteteve profesionale, reduktimit të kohës dhe kursim buxhetesh, përveç avancimit të resurseve institucionale përgatitore për fazat e ardhshme integruese, do ta shpejtojë edhe përkthimin e filluar në gjuhën shqipe të drejtës së BE (acquis) për të dyja vendet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori