LAJMI I FUNDIT:

Rehova, fshati që dëshmon kulturën e Kolonjës

Rehova, fshati që dëshmon kulturën e Kolonjës

Rehova është fshat që dëshmon kulturë të veçantë jo vetëm në zonën e Kolonjës. Konsiderohet si perlë nga historiku, me arkitekturën e veçantë e natyrën e mrekullueshme.

Mund të jetë Voskopoja e Kolonjës për turizmin. Ndodhet dy kilometra larg Ersekës. Po të mos ishte për rrugën e largët dhe të shkatërruar në çerekshekulli, ky fshat do ishte i mbushur me turistë.


Fatmirësisht, fshati është deklaruar zonë e mbrojtur dhe projekti për ta shndërruar në një fshat turistik është miratuar dhe së shpejti nis zbatimi i tij.

E gjithë infrastruktura, rrugicat, fasadat, portat prej guri janë në projekt të rehabilitohen dhe mbrohen. Projekti për rrugën hyrëse në fshat parashikon një shëtitore që i kthehet banorëve si një hapësirë publike.

Në kuadër të promovimit të vlerave turistike, kulturore, historike, kulinarisë dhe tradicionale, Rehova është vendosur edhe në kalendarin e festave lokale. /V+/TCh/