LAJMI I FUNDIT:

REHAU këtë vit do të mundësojë panair digjital për klientët

REHAU këtë vit do të mundësojë panair digjital për klientët

Duke pasur parasysh situatën aktuale me virusin Corona, zhvillimin e mëtejshëm të paparashikueshëm dhe anulimin e panairit më të madh inovativ në botë për dritare, dyer dhe fasada Fensterbau Frontale 2020, REHAU së shpejti do t’u sigurojë klientëve të vet një panair virtual në mënyrë që t’i prezantojë risitë më të fundit sa i përket zgjidhjeve për dritare.

“Bëj ndryshim, zhvilloje biznesin”
Për shkak të krizës së re që shënon vitin 2020 në të gjithë botën, si dhe anulimin e pjesëmarrjes në Panairin e Dritareve në Nyrnberg të Gjermanisë, REHAU po gjen mënyrë për t’i paraqitur risitë e saj në fushën e zgjidhjeve për dritare për vitin 2020. Me këtë rast, është bërë një panair virtual në të cilën vizitorët do të kenë mundësinë t’i shohin përmbajtjet e panairit ose të marrin shpjegime shtesë në një turne të përbashkët me person nga departamenti i shitjeve REHAU Shkup, i cili do të japë informacione shtesë dhe do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Inovacione revolucionare
Në përputhje me sloganin “Bëj ndryshim, zhvilloje biznesin”, REHAU ka krijuar inovacione revolucionare brenda dhe jashtë divizionit për zgjidhje të dritareve, të cilat ofrojnë vlerë të shtuar dhe përfitim për partnerët dhe blerësit e saj. Në kuadër të risive, REHAU jep përgjigje në shumë sfida të cilat ndikojnë në industrinë, siç janë: ‘smart’ teknologjitë, investime të vazhdueshme në aftësitë e nevojshme si dhe digjitalizim. Përveç kësaj, REHAU zgjeron gamën e produkteve të saj me ‘smart’ zgjidhje të cilat shkojnë përtej sistemeve dhe profileve të dritareve, dhe kështu në mënyrë të qëndrueshme etablohen si furnizues i zgjidhjeve të plota. “Ne japim vlerë të madhe, sepse ofrojmë shumë më tepër sesa vetëm komponentë prodhues. Ne kemi sisteme të kompletuara të përkryera, kompaktibile, të gjitha nga një vend, që do të thotë se blerësit tanë nuk kanë pse të shqetësohen për vendin e furnizimit”, deklaron Carsten Hoyer, drejtor i sektorit për zgjidhjeve të dritareve REHAU dhe anëtar i bordit drejtues. “Kjo filozofi shtrihet në gjithçka që bëjmë, nga produktet, shërbimet, deri në qëndrueshmërinë tonë.” Shembull i mirë i kësaj qasje është sistemi i ri SYNEGO SLIDE, sistem ky që paraqet zgjidhje inovative për prodhimin e elementëve rrëshqitës, ndërsa tani ofron një zgjidhje shtesë sigurie falë gjeneratës së re REHAU Smart Guard. “Ne i lidhim dritaret e thjeshta me pajisje inteligjente ‘smart’, zgjidhje inteligjente ‘smart’, shërbime digjitale dhe materiale të qëndrueshme dhe kështu së bashku me partnerët tanë krijojmë vlerë të shtuar, e cila nga ana e tyre lejon që ata të hyjnë në fusha të reja të biznesit”, shton më tej Carsten Hoyer.

Sisteme dhe aksesorë të sofistikuar
REHAU u siguron klientëve të saj sisteme të besueshme, të testuara dhe me sqarime rreth shitjes. Një shembull i shkëlqyer i zgjidhjeve të sofistikuara është sistemi GENEO i profileve të bëra nga materiali “RAU-FIPRO X“, me ndihmën e të cilit tani ka mundësinë të realizohen elemente jashtëzakonisht të mëdha të dritareve, pa rrezikuar efikasitetin energjetik dhe duke mos sjellë në rrezik deformimin. Një shembull tjetër është SINEGO, një sistem i profileve që tani është i pasuruar me sistemin ekonomik për elemente rrëshqitëse të quajtur SINEGO SLAID. REHAU gjithmonë përpiqet të ofrojë zgjidhje të plotë të sistemit. Si rezultat, kompania po zgjeron gamën e produkteve të saj me disa sisteme shtesë të personalizuara siç janë: rrethojat franceze të ballkoneve SKYFORCE, rreze të reja për hapjen e dritareve LINEA si dhe zgjidhje të përshtatshme ‘smart’ për elementet rrëshqitëse për montim.

Zgjidhje të mençura (‘smart’)
REHAU përdor teknologjinë më të lartë të mençur ‘smart’ me qëllim që t’u ndihmojë klientëve të saj të arrijnë një rritje të re në treg, duke zgjëruar një set të funksioneve që kanë dritaret dhe duke siguruar argumente të reja shitjeje të cilat me të vërtetë do t’i veçojnë ato nga konkurrenca. “Ne kemi zgjidhje të sofistikuara, lehtësisht të disponueshme dhe të zbatueshme që do t’u lejojnë klientëve tanë qasje më të lehtë në tregun e ‘smart’ shtëpive, duke filluar nga zgjidhje të pavarura deri në integrimin e tyre në sisteme të plota,” deklaroi Carsten Hoyer. Përveç përmirësimit REHAU Smart Guard, kjo përfshin zgjidhje inteligjente ‘smart’ të ventilimit, si dhe zgjidhje të privatësisë dhe sigurisë (REHAU Privacy dhe REHAU Shading). E ndërtuar në një formë shumë më kompakte dhe plotë funksione të reja, Smart Guard-i 2 i ri tani është në dispozicion për të gjitha sistemet e dritareve dhe të gjitha mënyrat e hapjes.

Risi në procesin e montimit
REHAU gjithashtu merret edhe me procesin e digjiitalizimit, duke u ofruar blerësve të saj shërbime të reja që mund të ndihmojnë dhe optimizojnë proceset e tyre. Ky proces fillon me tërheqjen e klientëve të rinj, planifikimin dhe instalim, deri në shërbimin pas shitjes. REHAU Connect, Just Smart dhe Window ID janë tre produktet tona të ndara në këtë fushë. “Si pionierë dhe inovatorë, ne përdorim REHAU Just Smart për të zbuluar një mënyrë krejt të re të instalimit të dritareve dhe dyerve që nuk do ta ndiej mungesën në rritje të profesionistëve të instalimit, dhe kështu përmirësimin e standardeve të cilësisë gjatë instalimit të dritareve” shpjegon Carsten Hoyer. Në këtë mënyrë, partnerëve tanë u mundësojmë që të kursejnë stafin gjatë instalimit, kursim në kohë për porosi shtesë si dhe avantazhë konkurrues.

Shembull i shfrytëzimit optimal të burimeve
Sjellja e përgjegjshme ndaj njerëzve dhe planetit është një punë e cila po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Në kuadër të sektorit për zgjidhje të dritareve, REHAU ka krijuar proceset e saja të prodhimit dhe furnizimit me qëllim që të jenë të qëndrueshme, si dhe udhëheqës në sektorin e saj. Ky sukses nuk ndodh thjesht: REHAU i mbledh profilet e mbetura që nga viti 1988, dhe i kthen ato përsëri në prodhim. Vitet e fundit, numri i profileve që përmbajnë material të ricikluar është rritur nga 25% në 40% që nga viti 2014, dhe ky numër pritet të arrijë deri në 50% në vitet e ardhshme. “Ekonomia jonë me qark të mbyllur do të thotë t’u japim klientëve tanë argumente për të përfshirë këtë temë të rëndësishme në aktivitetet dhe diskutimet e tyre kryesore të biznesit dhe të shitjeve,” deklaroi Carsten Hoyer.

REHAU përmbush përgjegjësinë e saj ndaj njerëzve dhe mjedisit jetësor duke ofruar sisteme të qëndrueshme të dritareve që kanë një material të ricikluar të integruar në mënyrë që gjeneratat e ardhshme t’a shijojnë atë. Profilet e qëndrueshme të dritareve të cilat shiten nën shenjën e re REHAU EcoPuls kursejnë sasi të mëdha të CO2 gjatë prodhimit në krahasim me ato tradicionale, pasi materialet e ricikluara prodhojnë 88% më pak emetime të CO2. Ajo siguron kursim prej 97,000 ton CO2 në vit, si dhe korrespondon me kursimet që mund të arrijnë në një pyll me rreth 7.800,000 pemë.

Informacion ekskluziv
REHAU së shpejti do t’a lansojë panairin digjital në linkun me qëllim që t’u mundësojë klientëve të saj dhe të gjithë palëve të interesuara të njihen me inovacionet për vitin 2020. Vizitorët e panairit digjital do të kenë mundësinë qe vet ti shohin përmbajtjet e panairit ose të marrin shpjegime shtesë në një turne të përbashkët me person nga departamenti i shitjeve REHAU Shkup, i cili do të sigurojë informacion të detajuar dhe do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Platforma vazhdimisht do të azhurohet dhe plotësohet.
Grupacioni REHAU është ekspert për polimerë me qarkullim vjetor prej më shumë se 3.5 miliardë Euro. Ajo është një kompani familjare e pavarur dhe e qëndrueshme. REHAU numëron më shumë se 20,000 punëtorë që punojnë në mënyrë aktive në më shumë se 170 lokacione në të gjithë botën. Në Evropë, REHAU ka rreth 12,000 të punësuar, nga të cilët vetëm 8,000 janë në Gjermani. Në Maqedoni, REHAU ka 16 të punësuar të cilët u shërbejnë tregjeve të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Tani më 70 vjet, REHAU krijon produkte artificiale më të lehta, më të rehatshme, më të sigurta dhe më efikase duke i shpërndarë ato në të gjithë botën.

Artikull i sponsoruar

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori