LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohu në KidsTap, fëmijët këtë javë u përgjigjen pyetjeve për Art

Regjistrohu në KidsTap, fëmijët këtë javë u përgjigjen pyetjeve për Art

Të shtunën në ora 12:00 fillon KidsTap, quizi më i ri për fëmijë, i krijuar nga Gjirafa dhe Save the Children. Ky quiz ka synim të argëtojë e edukojë fëmijët, ndërsa këtë javë temë e quizit është: Arti.

Kjo e shtunë do të jetë shumë argëtuese për fëmijët. Ata, nga ora 12:00 mund të luajnë KidsTap, ku do t’iu përgjigjen 10 pyetjeve me nga 4 alternativa. KidsTap, sikurse javët e kaluara, edhe këtë javë ka një temë shumë të rëndësishme për fëmijët.

Këtë javë ata do t’u përgjigjen pyetjeve rreth artit, e do të mësojnë shumë gjëra interesante. Është shumë e nevojshme që fëmijët të mësojnë për artet e ndryshme si muzika, filmi, piktura, skulptura etj. Gjirafa dhe Save the Children, përmes këtij quizi kanë arritur të gjejnë balancin mes argëtimit dhe edukimit, ku fëmijët do të jenë të angazhuar në lojë, por në të njëjtën kohë do të mësojnë gjëra të reja.


Si pjesë e argëtimit, në KidsTap fëmijët pajisen me tituj të ndryshëm, në bazë të arritjeve në lojë.
Titujt që ata mund të fitojnë janë:

Superhero – Titull që fiton cdo lojtar i KidsTap
Gjenial/e – Titull për vendin e parë në KidsTap
Fantastik/e – Titull për vendin e dytë në KidsTap
Brilant/e – Titull për vendin e tretë në KidsTap

Pra, të shtunën, me fillim nga ora 12:00, në gjirafaKIDS fillon ky quiz i dashur për fëmijë. Por, regjistrimi është i hapur që nga ora 19:00, prandaj regjistrohuni për lojë duke ndjekur këto hapa:

– Hyni në gjirafaKIDS.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “KidsTap
– Nëse nuk jeni regjistruar, duhet të regjistroheni për t’u bërë pjesë e quizit.
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

Kliko këtu për t’u regjistruar në KidsTap.

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Kalo në kategori