LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet një tërmet i ri në Shkup dhe 300 raportime për dëme materiale

Regjistrohet një tërmet i ri në Shkup dhe 300 raportime për dëme materiale

Dje Maqedonia u përfshi nga dhjetëra tërmete, ndërkaq katër nga to ishin me fuqi që arriti deri më 5.3 ballë Rihter, tërmete që u ndjenë në tërë Maqedonië dhe në vendet fqine, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmetet filluan që në ora 7 e mëngjesit, kur u regjistrua një tërmet prej 3.9 ballë Rihter, ndërkaq ai i fundit është regjistruar rreth orës 22 e mbrëmjes, me një fuqi prej 2.1 ballë Rihter.


Lexo të gjithë lajmet për tërmetet në Maqedoni
Lexo po ashtu Lexo të gjithë lajmet për tërmetet në Maqedoni

Një tërmet me fuqi prej 2-2.5 ballë Rihter është regjistruar edhe sot rreth orës 10.

Qytetarët kanë raportuar për dëme materiale dhe lëndime trupore. Sipas raportit më të fundit të Qendrës për menaxhim me kriza, deri ora 11 e ditës së sotme, janë paraqitur 300 raporte qytetare për dëme të shkaktuara nga këto lëkundje.

Persona profesionistë nga Instituti për seizmologji së bashku me përfaqësues komunal sot duhet të bëjnë kontrolle të këtyre raportimeve. Epiqendra e tërmeteve ishte Shkupi me rrethinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori