LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Regjistrohen 14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e qytetarëve të prekur nga pandemia globale e COVID-19 në Shqipëri.

Me anë të një komunikate për medie, Marjeta Dervishi e Institutit të Shëndetit Publik, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 231 teste, prej të cilave 14 kanë rezultuar pozitivë.


Që nga konfirmimi i rastit të parë dhe deri tani, numri i të prekurve në Shqipëri nga pandemia e Coronavirusit ka shkuar në 562 persona.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar numrin e të shëruarëve nga COVID-19 në 314”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori