LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i studentëve të rinj dhe kriteret e pranimit, Hajrizi: Studentët, primare duhet ta kenë studimin, e jo financën

Regjistrimi i studentëve të rinj dhe kriteret e pranimit, Hajrizi: Studentët, primare duhet ta kenë studimin, e jo financën
Edmond Hajrizi, president i UBT-së /Foto: Ridvan

Edhe në UBT tashmë është hapur afati për regjistrimin e studentëve të rinj të cilët duan të studiojnë dhe të profilizohen në lëmit e nevojshme.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi në një Podcast për Telegrafin ka folur për kriteret që një student duhet t’i ketë që të bëhet pjesë e këtij institucioni si dhe bursat që ndajnë për çdo vit.

Sipas tij, kushti i parë dhe më i rëndësishëm për ta është suksesi që ata kanë dhënë në shkolla të mesme.


“Ne dëshirojmë që talentëve t’u japim një mundësi të veçantë, sepse edhe ne vetë kemi qenë në atë fushë dhe dëshirojmë që ata të kenë mundësi edhe financiarisht të mbështeten nga ne me bursa, me zbritje, me formate të tilla.

Njëkohësisht, nëse ata kanë nota të shkëlqyeshme dhe nota mesatarisht të mira, atëherë ata hyn në listën për t’u pranu. Në rast se ata kanë një sukses të dobët, atëherë mendojmë dhe këshillojmë që mundësisht mos të vijnë, sepse edhe kriteret, kushtet, mundësitë janë që gjasat i kanë më të vogla dhe njëkohësisht, meqë numri është i kufizum, atëherë tendenca jonë është që t’i zgjedhim studentët e dalluar, dhe t’ju japim dhe një mesazhe edhe të tjerëve që të lutem mësoni gjatë shkollës, sepse shkolla dhe edukimi është i nevojshëm…”, tha Hajrizi.

Edmond Hajrizi, president i UBT-së /Foto: Ridvan Slivova/

Ndër të tjera, ai po ashtu tregoi se si ju ndihmojnë me bursa të rinjve që janë të shkëlqyeshëm dhe nuk kanë mundësi financiare.

Hajrizi përmendi dhe disa fondacione të cilat operojnë në UBT.

“Mandej, kemi raste sociale që mendojmë se kanë nevojë për ndihmë, përkundër që është talent, por nuk ka, nuk mund të zhvillojë dhe atyre duhet t’i ndihmojmë.

Mandej i kemi rastet e fushave me prioritet që vijnë nga grupet e caktume, të cilat mendojmë që duhet t’i përkrahim sepse janë pak më, s’pi i quaj të margjinalizuara, por pak më pak të të fokusuara. Mandej kemi bursat të cilat kemi kriju fondacione, për shembull një fondacion i ri që është zhvillu nga ne është ‘Xhim Xhema Fondation’.

Përveç bursave tona, kanë edhe mundësi shumë të madhe të bursave të mobilitetit, që shkojnë përmes Erasmus-it apo Fullbright-it apo formateve tjera, të kenë mundësi, apo marrëveshje bilaterale që të kenë bursat të mobilitetit, qëndrimit, të udhëtimit, studimeve në vendet tjera.

Sot është një mundësi e madhe, një laramani e madhe e mundësive që ata të studiojnë mirë, të mos kenë problem”, u shpreh presidenti i UBT-së.

Edmond Hajrizi, president i UBT-së, /Foto: Ridvan Slivova/

Edhe për çmim, Hajrizi tha se janë munduar që ta kenë të arsyeshëm, pasi siç u shpreh ai “qëllimi jonë është të mbështesim të rinjtë”

I pyetur se nëse një student i cili vijon studimet në UBT dhe për një moment nuk mund të bëj pagesën e vitit paraprak, ai tha: “Studenti duhet të shpreh arsyet e veta dhe ne mund ta presim. Ka mundësi që ne t’i ofrojmë atij një punësim të përkohshëm që ai të ketë mundësi të punojë, pasi rreth UBT-së janë diku 80 kompani që i mundësojnë atyre edhe punësim. Sot ekziston një mundësi e madhe që studentët nuk ish dashtë ta kenë elementin kryesor financën, por elementi kryesor sot mbetet interesimi, fokusi për studim dhe suksese”.

Në trend Lajme

Më shumë
Avokati Koci tregon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi

Avokati Koci tregon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi

Lajme
Vdes 16 vjeçari i cili u plagos nga zyrtari policor në Istog

Vdes 16 vjeçari i cili u plagos nga zyrtari policor në Istog

Kronika e Zezë
Tërheqja e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci niset drejt Serbisë

Tërheqja e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci niset drejt Serbisë

Lajme
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Rikthimi i shtetësisë së Kosovës, Sahiti nga MPJD: Nga 370 euro sa ishte tarifa më e lartë, tani pa pagesë

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës, Sahiti nga MPJD: Nga 370 euro sa ishte tarifa më e lartë, tani pa pagesë

Lajme
Kalo në kategori