LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni së paku do të kushtojë 522.000.000 denarë

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni së paku do të kushtojë 522.000.000 denarë

Komisioni Kuvendar për Çështjet Evropiane nesër do të diskutojë për propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020, në leximin e parë.

Siç thuhet në tekstin e propozuar, në përputhje me Ligjin për Statistikat e Shtetit dhe Programin pesëvjeçar për sondazhet statistikore 2018-2022, Enti Shtetëror për Statistika në prill 2020 duhet të zbatojë regjistrimin e nëntë të popullsisë, banesave dhe familjeve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Sipas propozim ligjit, regjistrimi do të shkaktojë implikime financiare në buxhetin e shtetit, si më poshtë: këtë vit, vitin tjetër (kur bëhet regjistrimi), si dhe në vitin 2021 (për mbledhjen, përpunimin dhe shtypjen e të dhënave të Regjistrimit dhe shpërndarjen e tyre). Prandaj, duhet të sigurohen gjithsej 522.751.000 denarë, nga të cilat 221.315.000 për vitin 2019 dhe 301.436.000 për vitin 2020.

Në propozim tekstin nuk thuhet se sa para do të nevojitet për vitin 2021 kur të dhënat e regjistrimit të procesohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori