LAJMI I FUNDIT:

​Regjistrimi i popullisisë në mënyrë digjitale, regjistruesit do të monitorohen me GPS

​Regjistrimi i popullisisë në mënyrë digjitale, regjistruesit do të monitorohen me GPS

Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, i paraparë të bëhet këtë vit, pasi vitin e kaluar u shty për shkak të situatës me pandeminë dhe dy palë zgjedhjeve, pritet të angazhojë rreth 5000 mijë persona. Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) thonë se procesi do të ketë disa risi dhe më kryesori është ai i digjitalizimit ndërsa për realizimin e tij është planifikuar një buxhet prej 11 milionë eurosh.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha, deklaroi për KP se për dallim nga viti 2011, kur u bë për herë të fundit regjistrimi i popullsisë, kësaj here do të ketë ndryshime, ndërsa faza e regjistrimit në terren do të jetë njëmujore.


“Në projekt do të ketë një numër të madh, me rreth 5000 mijë persona që do të angazhohen, duke përfshirë pjesën më të madhe regjistrues që do të jenë 3500 persona, me 700 mbikëqyrës. Pika më e lartë e angazhimit do të jetë faza e regjistrimit në teren, e cila për ndryshim nga regjistrimi i vitit 2011 do të zgjasë 30 ditë. Ky regjistrim do të ketë ndryshime të mëdha krahasuar me vitin 2011”, deklaroi Berisha.

Digjitalizimi, kjo është kryefjala e ndryshimeve që pritet të shoqërojë këtë vit regjistrimin e popullsisë. Të dhënat që do të merren në terren do të plotësohen në tabletë dhe jo në letër ndërsa përmes GPS do të kontrollohen edhe lëvizjet e regjistruesve.

“Deri sa në vitin 2011 kemi arritur të realizojmë në një letër, pra duke i vendosur të dhënat në pyetësor, tani do të punojmë me pajisje elektronike, duke bërë secilin regjistrim me tabletë, me aplikacione të avancuara të cilat do të bëjnë regjistrimin aty për aty. Gjithashtu kemi arritur të bëjmë digjitalizimin e hartave të qasjeve regjistruese, ku hartën nuk kanë nevojë të marrin me vete por do ta kenë në tabletat e tyre. Gjithashtu në pajisje do të jenë të instaluara edhe GPS, ku nga Qendra na mundëson të kemi një mbikëqyrje më të rreptë të lëvizjes së çdo regjistruesi që është në vendin e ngjarjes në kohën e duhur sipas planit dhe dinamikës që është paraparë”, vijoi Berisha.

Për të nisur procesi i regjistrimit të popullsisë duhet që Kuvendi i Kosovës të japë dritën jeshile. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është në rend dite për seancën e ardhshme plenare dhe për datën e mbajtjes së kësaj seance pritet të vendoset të hënën në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Zëvendëskryeshefi i ASK-së, Berisha, u shpreh se e gjithë kostoja e këtij projekti pritet të jetë rreth 11 milionë euro.

“Me të gjitha produktet që veprojmë jemi të financuar nga Qeveria e Kosovës, gjithashtu ajo ka rolin kyç në realizimin e këtij projekti. Aktualisht siç jeni të informuar, Qeveria ka aprovuar projektligjin dhe të njëjtin e ka dërguar në Parlament, dhe tani jemi në pritje të aprovimit nga Kuvendi i Kosovës dhe pastaj të Presidentes dhe të publikohet në gazetën zyrtare. (4:49) Gjithsej kostoja e buxhetit është rreth 11 milionë euro duke përfshirë edhe koston e asistencës teknike të cilat mbulohen nga donatorët e jashtëm”, tha Berisha.

Berisha foli edhe për rëndësinë që ka regjistrimi i popullsisë që ka të bëjë kryesisht me hartimin e politikave dhe marrjen e vendimeve bazuar në numrin e saktë të rezidentëve në zona të caktuara.

“Thënë konkretisht kur fillohet të planifikohet, si ndërtimi i shkollave, politikëbërësit apo qeveria merr vendime të bazuara me informacione se në zona të caktuara jetojnë kaq rezidentë. Gjithashtu, fjala është edhe për shërbime të tjera të cilat kanë të bëjnë me furnizimin me ujë, rrugë, dhe shërbime të tjera që ofrohen nga qeveria. Të njëjtat të dhëna shfrytëzohen edhe për investitorë, për botën akademike, për lëvizjet e popullsisë, lindjet, vdekjet, popullsinë reale, migrimet dhe shumë statistika të tjera, të cilat janë të bazuara në mostrat që kanë të bëjnë me ekonomitë familjare janë më reale kur kemi një shënim të saktë në regjistrimin e popullsisë për popullsinë aktuale, për shkak se anketat janë një mostër që nxirren nga kjo kornizë dhe pastaj ngritja e rezultateve të këtyre anketave në nivel vendi, bëhen pikërisht në bazë të kësaj kornize për të cilën e përmirëson dhe e bënë më cilësore numrin e regjistrimit të popullsisë”, tha Berisha.

Sipas të dhënave të ASK-së, popullsia e përgjithshme rezidente në fund të vitit 2020, ka qenë 1,798,188 banorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori