Regjisori amerikan Woody Allen shfaqet me disa gra në shtëpinë e Epstein sipas dosjeve të publikuara së fundmi

Një imazh i ri i Woody Allen është shfaqur në dosjet e Epstein të publikuara së fundmi.
Fotoja e tregon regjisorin amerikan në shtëpinë e Jeffrey Epstein në New York, në shoqërinë e tre grave dhe asaj që duket të jetë edhe një burrë tjetër.
Duhet theksuar se përfshirja në dosjet Epstein nuk është tregues i ndonjë shkeljeje apo veprimi të paligjshëm.

Allen ka deklaruar se e ka takuar Epstein në një darkë në vitin 2010, disa muaj pasi Epstein ishte liruar nga burgu në korrik të vitit 2009.
Në një intervistë për Sunday Times shtatorin e kaluar, Allen u pyet nëse i vinte keq që kishte shoqëruar Epsteinin.
Ai u përgjigj:
“Epo, unë jam shkrimtar, ndaj nuk dekurajohem lehtë… Ato darka ishin magjepsëse dhe, kur gjithçka u zbulua, u bë interesante për një shkrimtar…”.

Allen shtoi se Epstein i kishte thënë se ishte “burgosur padrejtësisht në njëfarë mënyre” dhe se tani “po përpiqej ta kompensonte këtë duke qenë filantrop”.


























































