LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e PSP-së, Sead Koçan mbetet në liri

Refuzohet kërkesa e PSP-së, Sead Koçan mbetet në liri

Sead Koçan mbetet në liri. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e PSP-së për të paraburgosur afaristin dhe ky vendim është përfundimtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbetet e hapur mundësia që PSP përsëri të kërkojë paraburgim. Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski, deklaroi se nëse ekzistojnë rrethana të reja, mund që përsëri të propozojnë paraburgim.


Nikolla Dodevski, avokati i Sead Koçan mendon se çmimi i paguar është garancë dhe provë se i dyshuari nuk do ta përsërisë veprën./Telegrafi/