LAJMI I FUNDIT:

Refugjatja shqiptare vdes nga zjarri në qendrën e azilit

Refugjatja shqiptare vdes nga zjarri në qendrën e azilit

Një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga një zjarr që ka shpërthyer në shtëpinë e azilit në Gjermani.

Në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16:30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës. Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikep ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.

Sipas zjarrfikësve, personi që ka pësuar lëndime ka qenë një e punësuar e sigurimit aty, i cili ka provuar të ndihmojë banorët, transmeton albinfo.ch. Ajo është bartur në spital pasi që ka rënë në kontakt me gazin helmues të liruar nga zjarri.

Mbi 100 persona të ekipeve shpëtimtare janë mobilizuar me këtë rast. Kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, retë e tymit shiheshin tashmë nga larg. Ndërtesa është evakuuar ndërsa banorët janë vendosur në sallën e sporteve.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit ndërsa hetimet po zhvillohen në atë drejtim.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori