LAJMI I FUNDIT:

Reforma zgjedhore, Tahiri: Ky proces i stërzgjatur duhet të përfundojë me sukses

Reforma zgjedhore, Tahiri: Ky proces i stërzgjatur duhet të përfundojë me sukses

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri theksoi sot se procesi i reformës zgjedhore është tej-zgjatur dhe duhet të përfundojë me sukses.

Tahiri në një postim në Facebook shkruan se tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve.


“Sot, u mbajt takimi i Komisionit për Reformë Zgjedhore. Tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve.

Është koha që këto sugjerime të trajtohen një nga një, për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor.

Për AAK-në, është me rëndësi që ky proces konsultativ të jetë gjithëpërfshirës, ku zëri i secilit të dëgjohet dhe ky proces i stërzgjatur të përfundojë me sukses”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/