Kanë kaluar mbi një dekadë prej kur është iniciuar Reforma Zgjedhore në Kosovë. Por, përkundër nevojës dhe thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar, subjektet politike akoma nuk kanë arritur të bien dakord për kryerjen e saj.
Reforma do të përmirësonte procesin zgjedhor, duke nisur nga certifikimi i kandidatëve, listën e votuesve, votimin e diasporës, afatet kohore e financimin e partive politike.
Ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se mungesa e një reforme zgjedhore e pengon zbatimin efektiv të legjislacionit aktual zgjedhor.
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin tha se legjislacioni aktual dhe në tërësi procesi zgjedhor aktual, ka shumë mangësi dhe se ka qenë më se e domosdoshme reforma zgjedhore para se Kosova të hyjë në një cikël tjetër zgjedhor.
“Mangësitë dhe kolizionet brenda dispozitave të legjislacionit zgjedhor janë të shumta dhe ato ndër të tjera e pengojnë zbatimin efektiv të këtij legjislacioni të UNMIK-ut”.
“Reforma që moti ishte imperativ i domosdoshëm, por përkundër domosdoshmërisë, ajo ende nuk u bë”, deklaroi Baraliu.
Fajin për këtë gjendje ai ua hodhi subjekteve politike, të cilave tha se u mungon vullneti politik për ta bërë reformën, “pikërisht për shkak të leverdive dhe benefiteve që kanë nga legjislacioni, sistemi dhe procesi i tanishëm elektoral në fuqi”.
“Ne kishim më parë të mandatuar një komision konsensual parlamentar për reformën zgjedhore dhe të presidentes së vendit, puna u bë, por kjo klase politike nuk pati dëshirë dhe gatishmëri për ndryshime e reforma, ndaj kemi një gjendje statike në këtë fushë”, deklaroi Baraliu.

Ndërsa, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se reforma zgjedhore është zvarritur si proces dhe është përdorur nga partitë si çështje vetëm në prag të zgjedhjeve.
“Që nga viti 2011 kur kemi pasur iniciativën e fundit dhe të vërtetë, pra që ka prodhuar diçka për reformimin e sistemit zgjedhor, nuk ka pasur vullnet dhe konsensus politik”, deklaroi Cakolli në një prononcim për Telegrafin.
“Pra, reforma zgjedhore është zvarritur dhe përdorur nga partitë si çështje vetëm në prag të zgjedhjeve e sidomos gjatë fushatës. Kjo pasi partitë nuk e kanë parë reformën si mjet për ta përmirësuar sistemin zgjedhor, por më shumë kanë shikuar për përfitimet e tyre elektorale”.
Ai thesksoi se subjektet politike kanë dëshmuar se as tani nuk kanë vullnet për t’u marrë me këtë çështje. Dhe për këtë Cakolli përmend dy arsye.
“Subjektet politike nuk e dinë ende se sa larg duan të shkojnë me reformën, pra a duan të kufizohen vetëm te pjesa teknike e adresimit të rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe organizatave vendore, apo duan të prekin edhe elementet substanciale të sistemit zgjedhor; si mënyra e zgjedhjes së presidentit, pragu zgjedhor, ndarja në zona zgjedhore e shumë të tjera”.
“Ne si KDI në vazhdimësi kemi theksuar nevojën e reformës zgjedhore. Vendet perëndimore që mund t’i marrim si model, kur përcaktojnë konditat e sistemeve të tyre zgjedhore, e bëjnë këtë për periudhë më afatgjate. Ndërsa, ne në historinë tonë të shkurtër politike 20-vjeçare, kemi pasur disa raste të ndërrimit të sistemeve zgjedhore, që flet shumë për mungesën e pjekurisë tonë politike në raport me sistemin zgjedhor”.

Arsye tjetër pse ka dështuar të bëhet reforma zgjedhore Cakolli përmend edhe zgjedhjet e shpeshta që janë mbajtur në Kosovë nga paslufta.
“Sipas Komisionit të Venecias, reforma zgjedhore apo ndryshimet e legjislacionit zgjedhor duhet të ndodhin së paku një vit para datës së paraparë të zgjedhjeve”.
“Procesi duhet të përmbyllet sa më shpejt në mënyrë që pastaj KQZ-ja e institucionet tjera të kenë kohën e nevojshme për t’i adresuar ndryshimet dhe për ta informuar publikun për ndryshimet e bëra”, pohoi ai.
Në fund, Cakolli shtoi se “është shumë e rëndësishme që reforma të mos parcializohet siç është tentuar të bëhet së fundmi”.
“Një subjekt politik inicioi ligjin për zgjedhjet, duke ndryshuar mënyrën e votimit jashtë vendit, një tjetër kërkoi uljen e pragut zgjedhor. Reforma duhet të materializohet përmes një kodi zgjedhor që i përfshinë të gjitha çështjet. Pa pasur një konsensus të gjerë, s’mund të ketë ndryshime të sistemit zgjedhor”.
Më 1 korrik, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore, i cili do të udhëhiqet nga Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës. Por, ndonëse kanë kaluar gati dy javë, nuk është mbajtur ende asnjë mbledhje e këtij komisioni.

Tahiri në një prononcim për Telegrafin tha se planifikon që javën tjetër t’i thërras në takim anëtarët e komisionit, teksa shtoi se është duke e përgatitur agjendën.
“Javën tjetër planifikoj që t’i thërras në takim anëtarët e Komisionit. Jam në përgatitje të agjendës për ta caktuar takimin”, tha shkurt ai.
Gjatë vitit që e lamë pas në Kosovë u mbajtën dy procese zgjedhore, e që buxhetit të shtetit organizimi i tyre i ka kushtuar rreth 13 milionë euro. Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt kushtuan 4.7 milionë euro, ndërsa për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor u planifikuan 8.1 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi