LAJMI I FUNDIT:

Reforma e arsimit në Kamenicë, Avokati i Popullit thotë se Qendron Kastrati diskriminoi e shkeli ligjin

Reforma e arsimit në Kamenicë, Avokati i Popullit thotë se Qendron Kastrati diskriminoi e shkeli ligjin

Banorët e fshatrave të Kamenicës, edhe pas një viti, nuk u pajtuan me mbylljen e shkollave të tyre, si pjesë e një vendimi të kryetarit, Qendron Kastrati, për reformë.

Tash, një raport i fundit i Avokatit të Popullit, thotë se ka gjetur disa shkelje, dhe kërkon rishikim të këtij vendimi.


Në pikët 10 të raportit, kërkohet që shkolla “Hasan Prishtina” në Fshatin Busavatë nuk duhet të mbyllet, duke marr parasysh numrin e mbi 100 nxënësve, si dhe objektin e ri në të cilën ka investuar MASHT. Ndërsa, një pikë më poshtë, raporti pohon se shkollat në Strezovc dhe Krilevë, që bashkë kanë 100 nxënës, duhet të fuzionohen.

Në këtë raport, Kastrati akuzohet edhe për trajtim diskriminues ndaj nxënësve të fshatrave ku nuk janë shpërnda librat për mësim.

“Fakti se nxënësve të shkollave në fshatin Krilevë dhe Strezoc nuk u janë shpërndarë tekstet shkollore po ashtu është në kundërshtim me dispozitat ligjore, të gjithë nxënësit e shkollave të tjera janë pajisur me tekste shkollore, prandaj trajtimi ndryshe i nxënësve të këtyre shkollave, është trajtim i pabarabartë dhe është diskriminues”.

Poashtu, pika 27 e këtij raporti, thotë se në vendimet e kryetarit Qnedron Kastrati, “gati të gjitha dispozitat e cituara përcaktojnë vetëm përgjegjsi të përgjithshmë të kryetarit, pa i dhënë ndonjë autorizim specifik lidhur me organizimin e arsimit parauniversitar”.

“Vendimet e nxjerra nga MASHT-i  për themelimin e shkollave, derisa të jenë në fuqi, duhet të respektohen nga komuna, ato nuk mund të anulohen e as shfuqizohen nga Komuna”

Avokati i Popullit, hedh poshtë edhe pretendimet e Qendron Kastratit, për numrin e nxënësve, teksa shton se  veprimet e tij, janë në kundërhstim me standardet e përcaktuara nga MASHT.

Institucioni i Avokatit të Popullit, për Komunëne Kamenicës,  rekomandon që vendimit të rishqyrtohet, tekstet shkollore të shpërndahen për të gjithë nxënësit pa diskriminim, teksa Ministrisë së Arsimit, që të nxjerr udhëzim administrativ, përmes të cilave do të vendos standarde ligjore në përputhje me situatën e krijuar me zvogëlimin e numrit të nxënësve në të gjitha komunat e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori