LAJMI I FUNDIT:

Referendumi në Turqi, sondazhet tregojnë nëse turqit do të votojnë “për” apo “kundër”

Referendumi në Turqi, sondazhet tregojnë nëse turqit do të votojnë “për” apo “kundër”

Dy sondazhe të opinionit treguan sot se shumica e turqve do të votojnë me “po” në referendumin e së dielës për ndryshimin e Kushtetutës.

Ndryshimi parasheh kompetenca të reja për presidentin Recep Tayyip Erdogan.


Kompania e sondazheve Konda tha se numri i votuesve me “po” qëndron në 51.5 për qind dhe sqaroi se anketat e saj kanë pasur një margjinë gabimesh prej plus ose minus 2.4 për qind.

Sondazhi i kompanisë Gezici tha se mbështetja për ndryshimin e Kushtetutës qëndron në 51.3 për qind.

Nëse kalon, referendumi do ta kthejë Turqinë nga një republikë parlamentare në republikë presidenciale.

Në atë rast, presidenti do të ketë fuqi të pambikëqyrur për të emëruar dhe shkarkuar ministra, do të mund të shpërndajë parlamentin për çfarëdo arsye dhe do të mund të miratojë ligje me urdhra ekzekutivë.

Fushata për referendum ka dëmtuar marrëdhëniet e Turqisë me disa aleatë në Evropë, pasi këta të fundit nuk u kanë lejuar autoriteteve turke të mbajnë tubime politike në territoret e tyre. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori