LAJMI I FUNDIT:

Referendumi dhe KSHZ kanë zbuluar shumë fshatra të braktisur në Maqedoni

Referendumi dhe KSHZ kanë zbuluar shumë fshatra të braktisur në Maqedoni

Gjatë organizimit të referendumit më 30 shtator, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zbuloi se në 81 fshatra të Maqedonisë nuk do të ketë votim sepse ato janë të zhdukura dhe të braktisura, pra nuk ka numër të mjaftueshëm të votuesve të regjistruar atje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në to jetojnë nën dhjetë banorë, me çka është minimumi ligjor për të organizuar votim, kështu që ata do të duhet të shkojnë për të votuar në zona të tjera zgjedhore nëse duan të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Në Prilep vetëm ka 13 fshatra që jetojnë nën 8 banorë. Menjëherë pas tij është Makedonski Brod me 8 fshatra, dy prej të cilëve kanë nga vetëm një banor. Pasojnë Probishtipi dhe Demir Hisari me nga 6 vende, në të cilët ka vetëm disa banorë, ndërsa në Kërçovë dhe Mavrovë janë pesë vende të tilla. Çashka ka katër fshatra të tillë, një në të cilën nuk jeton askush. Të gjithë janë zhvendosur nga një fshat në Petrovac, ku ka dy vende me një numër minimal të banorëve.


Pastaj pasojnë Kratova, Shtipi, Debarca dhe Konçe, me tri fshatra pothuajse të shpërngulura, dhe një ose dy janë në Koçan, Gjevgjeli, Veles , Sopishte, Negotinë, Ohër, Kavadar, Gostivar, Krushevë dhe Radovish.

Komisionet zgjedhore komunale do të duhet t’i lajmërojnë votuesit, se ku do të mund të votojnë. Nga KSHZ thonë se ky problem në çdo zgjedhje po bëhet problem më i madh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori