LAJMI I FUNDIT:

Reciprociteti me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet, kryesimi i BE-së nga Çekia dhe 17 oficerët e rinj të FSK-së – top lajmet e javës

Reciprociteti me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet, kryesimi i BE-së nga Çekia dhe 17 oficerët e rinj të FSK-së – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas Qeveria e Kosovës mori vendim për targat dhe reciprocitet me Serbinë për letërnjoftime.

Po javën që po lëmë, saktësisht të premten 1 korrikut Presidencën e radhës të BE-së e mori Çekia, prej të cilit shtet u tha se qytetarët e Kosovës presin liberalizimin e vizave gjatë mandatit gjashtëmujor.


Po të premten, Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe 17 oficerë të rinj.

Vendimet e Qeverisë për targat dhe reciprocitetin me letërnjoftimet me Serbinë

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

E lidhur me këto, kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka publikuar vendimet e Qeverisë.

Ai tha se me vendim të qeverisë u rregullua kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë.

Kurti publikon vendimet e Qeverisë për targat dhe reciprocitetin me letërnjoftimet
Lexo po ashtu Kurti publikon vendimet e Qeverisë për targat dhe reciprocitetin me letërnjoftimet

Sipas tij, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

“Ndërsa automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të vazhdojnë të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror. Ky mekanizëm do të vlejë deri me 31 tetor 2022”, shkroi Kurti.

Ndërkaq përmes një vendimi tjetër, Qeveria mundësoi regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022.

Regjistrimi do të fillojë më 1 gusht 2022 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator 2022, ndërkaq, sipas qeverisë, ky vendim ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë.

Çekia merr kryesimin e BE-së, prioritet dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave

Çekia nga e premtja, 1 korrik 2022 ka marr kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, periudhë kjo që do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2022.

Në kryesimin e saj gjashtëmujor, Çekia ka caktuar prioritetet e saj, ndërsa duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, prioritet mbeten progresi në negociatat për zgjerim të BE-së dhe mbështetja e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Çekia merr kryesimin e BE-së, prioritet dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave
Lexo po ashtu Çekia merr kryesimin e BE-së, prioritet dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave

Ndërkaq, sa i përket specifikisht Kosovës, Çekia prioritet ka caktuar dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë mbajtur një ceremoni në Prishtinës ku kanë prezantuar prioritetet e Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Ceremonia me rastin e kryesimit të BE-së nga Çekia

Pesë prioritetet e përgjithshme të Presidencës Çeke përfshijnë menaxhimin e krizës së refugjatëve ukrainas dhe rimëkëmbjen e pasluftës, sigurinë energjetike, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurinë kibernetike të Evropës, qëndrueshmërinë strategjike të ekonomisë evropiane, dhe qëndrueshmërinë e institucioneve demokratike.

Ndërkaq, në këtë ceremoni krerët shtetëror theksuan se populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale.

FSK-së i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

Të premten është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa Ushtrisë iu shtuan edhe 17 oficerë të rinj.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj theksoi se sot është një mëngjes i mrekullueshëm pasi nga sot Ushtrisë do t’i shtohen edhe 17 oficerë të rinj, që do të jenë shtyllë e mbështetje e madhe për shtetin e Kosovës.

Mbi supet tuaja bartni shpresat e atdheut – fotografi nga ceremonia e diplomimit të kadetëve nga Akademia e Mbrojtjes
Lexo po ashtu Mbi supet tuaja bartni shpresat e atdheut – fotografi nga ceremonia e diplomimit të kadetëve nga Akademia e Mbrojtjes

“Mbi supet tua do t’i bartni shpresat e atdheut, shpresat e shtetit të Kosovës”, tha Mehaj, raporton Telegrafi.

Ai tha se pas katër viteve të studimit, oficerët e kuptojnë çdo të thotë të jesh nën betim.

“Ju e kuptoni përkushtimin dhe obligimin që e keni ndaj atdheut, e që po të jetë e nevojshme e jepni edhe jetën tuaj. Sepse të jesh ushtarak është që t’i dedikohesh nderit, një jete të guximshme… kaq e thjeshtë është…”, tha ministri i Mbrojtjes.

Korab Seferi në emër të të diplomuarve tha se sfidat që i presin do të jenë edhe më të mëdha se ato që i kanë kaluar.

“Sfidat që na presin do të jenë edhe më të mëdha se ato që i kemi kaluar. Ne sot themi se do të bëjmë më të mirën dhe nuk do të ndalemi së mësuari. Jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që na takojnë dhe nuk do të hezitojmë për të bërë atë që na kërkohet për vendin tonë. Të mos harrojmë se borxhin që ua kemi atyre që na sollën lirinë nuk shpaguhet kurrë, andaj ta duam dhe t’i shërbejmë Kosovës sonë deri në frymën e fundit”, ka thënë Seferi në emër të klasës 2022. /Telegrafi/

Ceremonia e diplomimit të 17 oficerëve të rinj të FSK-së

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori