LAJMI I FUNDIT:

Oficeri i ri i FSK-së: Ta duam dhe t’i shërbejmë Kosovës sonë deri në frymën e fundit

Oficeri i ri i FSK-së: Ta duam dhe t’i shërbejmë Kosovës sonë deri në frymën e fundit

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa Ushtrisë sot iu shtuan edhe 17 oficerë të rinj.


Kadetët e diplomuar treguan se janë të gatshëm të nisin rrugëtimin si oficerë të rinj të FSK-së.

Korab Seferi në emër të të diplomuarve tha se sfidat që i presin do të jenë edhe më të mëdha se ato që i kanë kaluar.

Mbi supet tuaja bartni shpresat e atdheut – fotografi nga ceremonia e diplomimit të kadetëve nga Akademia e Mbrojtjes
Lexo po ashtu Mbi supet tuaja bartni shpresat e atdheut – fotografi nga ceremonia e diplomimit të kadetëve nga Akademia e Mbrojtjes

“Sfidat që na presin do të jenë edhe më të mëdha se ato që i kemi kaluar. Ne sot themi se do të bëjmë më të mirën dhe nuk do të ndalemi së mësuari. Jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që na takojnë dhe nuk do të hezitojmë për të bërë atë që na kërkohet për vendin tonë. Të mos harrojmë se borxhin që ua kemi atyre që na sollën lirinë nuk shpaguhet kurrë, andaj ta duam dhe t’i shërbejmë Kosovës sonë deri në frymën e fundit”, ka thënë Seferi në emër të klasës 2022.

Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje dhe certifikata të diplomimit për 17 oficerët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollimin katërvjeçar në Qendrën për Studime Universitare.

Në kuadër të programit, përveç ndarjes së diplomave, u publikuan edhe emrat e instruktorit dhe kadetit më të dalluar. Kadeti më i dalluar për Klasën 2022, u shpall kadet Korab Seferi, kurse instruktori më i dalluar, u shpall Toger Premtim Shaqiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori