LAJMI I FUNDIT:

Reciprociteti e detyron Brukselin të thërrasë takim urgjent

Reciprociteti e detyron Brukselin të thërrasë takim urgjent

Brukseli nuk kishte thirrur asnjëherë takim urgjent që nga gushti i vitit të kaluar, ani se Serbia kishte bërë shkelje të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe të Marrëveshjes për tregti të lirë të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Serbia e kishe penguar tregtinë dhe lëvizjen e lirë të mallrave duke mos i njohur certifikatat e ADR-së të lëshuara nga Republika e Kosovës për transportuesit e materialeve të rrezikshme.


Por Brukseli e ka thirrur një takim urgjent për të biseduar për çështjen e certifikatave të ADR-së, vetëm 10 ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos njohur certifikatat e ADR-së të lëshuara nga Serbia.

Qeveria e Kosovës e pranon që për këtë çështje është biseduar në Bruksel gjatë 7 muajve të kaluar, porse Serbia ka vazhduar me bllokadën e importit. /Telegrafi/