LAJMI I FUNDIT:

Reçica në Strasburg kërkon qasjen e Kosovës në fondet e BE për tejkalimin e krizës ekonomike

Reçica në Strasburg kërkon qasjen e Kosovës në fondet e BE për tejkalimin e krizës ekonomike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, po merr pjesë në takimet zyrtare në Strasburg në kuadër të bashkëpuninit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Reçica thotë se ka kërkuar që BE t’i jep Kosovës mundësi çasjeje në fondet për rimëkëmbje ekonomike, pasi thekson se Kosova po kalon nëpër një krizë të rëndë me ngritjen e papërballueshme të çmimeve.


Ai ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook se në sesionin e diskutimeve që do të mbahet të enjten do të flas për krizën energjetike dhe ndikimin e saj në rimëkëmbjen pas pandemisë, me theks në domosdoshmërinë e qasjes së Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe përballimin e krizës.

“Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë, sot në Strasburg, në Parlamentin Evropian, hapi punimet e takimit të tetë të tij, me ç’rast pritet të shkëmbehen pikëpamjet për gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ky takim është i veçantë duke qenë se po mbahet nën rrethana të një krize ekonomike dhe jo vetëm, e cila e ka kapluar edhe Kosovën. Prandaj, më shumë se kurrë dhe sa më parë na duhet një koordinim dhe bashkëveprim me Bashkimin Evropian për ballafaqimin me këtë krizë por edhe tejkalimin e saj”, tha Reçica.

Në fund të punimeve, Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë pritet të miratojë Deklaratën e Përbashkët me Rekomandime për institucionet ekzekutive të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori