Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në kuadër të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vazhduar vizitën në Uashington.
Me këtë rast, Reçica, u prit në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga.Susan K. Falatko, drejtoreshë e Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe të Mesme.
Ministri i shprehi falënderimet për ndihmën që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ai e njoftoi për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë ku theksoi se shteti ynë po ballafaqohet me disa vështirësi, sidomos me shkallë të lartë të papunësisë, e cila është një sfidë që duhet adresuar shpejt.
“Qeveria e Kosovës po bën përpjekje maksimale për ngritje të mirëqenies sociale dhe rritje të punësimit nëpërmjet objektivave të qarta dhe hapave konkret”, tha Reçica.
Temë diskutimi në mes të Reçicës dhe Falatko ishte edhe procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës.
“Jemi në fazën përfundimtare të dialogut dhe jemi optimist në arritjen e një konsensusi nacional me përbërje të të gjitha partive politike në vend, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të pranueshme”, tha Reçica.
Ministri gjithashtu foli edhe rreth procesit të integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe të integrimit në organizata të rëndësishme ku bëri me dije se Kosova nuk ka alternativë tjetër, përpos integrimit në familjen Evropiane.
Fatalko ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën socio-ekonomike, por gjithashtu në të gjitha çështjet për të cilat u diskutua në takim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit