LAJMI I FUNDIT:

Recetë turke për forcim imuniteti: Kështu bëhet ky lëng i magjishëm nga rrepani

Recetë turke për forcim imuniteti: Kështu bëhet ky lëng i magjishëm nga rrepani

Rrepani ka veprim të pabesueshëm shërues, ndërkaq për shkak të vitaminës C që e përmban, posaçërisht është i përshtatshëm për t’u mbrojtur nga viruset dhe infeksionet

Përveç që është ilaç i magjishëm i natyrës, lëngu shtëpiak nga rrepani është edhe pije freskuese. Ja si ta bëni sipas recetës turke! – transmeton Telegrafi.

Lëngu nga rrepani

Përbërësit (për kavanozin 5 litrash):

▪ 1 rrepan i madh apo dy të vegjël të bardhë,
▪ 4-5 copë karota ngjyrë vjollce, nëse nuk mund të gjeni me këtë ngjyrë, bën edhe karota ngjyrë të verdhë, mirëpo në atë rast qitni më shumë panxhar të kuq,
▪ 2 panxhar të kuq të vegjël, mundeni edhe më shumë nëse dëshironi pijen me ngjyrë më të errët,
▪ 4 lugë kripë guri,
▪ 1 lugë sheqer,
▪ disa thelpinj hudhre (sipas dëshirës),
▪ një copë të madhe buke bajat (në vend të saj bën edhe një gotë bullgur dhe 7 – 8 kokrra qiqra),
▪ një copë pëlhure për mbështjellje,
▪1 kavanoz 5 litrash.

Perimet qëroni dhe pritni në copa, karotën priteni për së gjati në katër pjesë. Të gjitha vendosni në kavanoz, sipër vendosni bukën bajat të mbështjellë në pëlhurë dhe qiqrat të cilat do të kthjellin lëngun.

Kavanozin mbusheni me ujë dhe mbylleni mirë. Kush dëshiron mund të shtojë në kavanoz spec djegës, i cili jep shije pikante.

Kavanozin lëreni në vend të freskët dhe çdo tri ditë hapeni që të lirohen gazrat nga fermentimi.

Pas 15 ditësh lëngu është i gatshëm për përdorim.

Atëherë mundeni ta kulloni dhe ta qitni në shishe dhe ta mbyllni mirë që mund t’i mbani në frigorifer. Ndërkaq perimet mund t’i përdorni si sallatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori