LAJMI I FUNDIT:

Receta me përbërës shtëpiakë që jua largon celulitin

Receta me përbërës shtëpiakë që jua largon celulitin

Të gjithë njerëzve anë e mbanë botës u pëlqen kafja për shkak të shijes dhe karakteristikave shëndetësore që i ka.

Por, kjo pije mund të përdoret edhe për gjëra tjera, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve, kafja mund të shërbejë si ilaç i bukurisë dhe rinisë.

Në mesin e shumë gjërave, kafja mund t’ju ndihmojë ta largoni edhe celulitin.

Ekspertët sugjerojnë ta përzieni kafenë natyrale me të njëjtën sasi të kripës dhe pastaj t’ia shtoni disa pika vaj ulliri.

Produktin e fituar pastaj aplikojeni në pjesën e trupit ku keni celulit dhe bëni masazh asaj pjese.

Këtë procedurë përsëriteni 1-2 herë në javë dhe shumë shpejt do t’i vëreni efektet. /Telegrafi/