Receta për Tiramisu: Ëmbëlsirë me maskarpone në stilin italian

Kur bëhet fjalë për një ëmbëlsirë elegante, të shijshme dhe të thjeshtë për t’u përgatitur, Tiramisu është gjithmonë në krye të listës.
E njohur si një nga simbolet ekuzhinës italiane, kjo ëmbëlsirë kremoze fitoi zemrat e të gjithëve falë shijes së pasur dhe teksturës së butë. Sekreti? Përdorimi i një krem djathi maskarpone - si ai ibrendit italian Ghidetti, i cili siguron një krem perfekt për këtë recetë.
Përbërësit:
- 250 g Mascarpone Ghidetti,
- 3 vezë të freskëta (ndajmë të verdhat nga të bardhat),
- 100 g sheqer,
- 200 g biskota,
- 300 ml kafe esspreso e ftohur,
- 2 lugë gjelle likor kafeje ose amaretto (opsionale),
- Kakao pluhur për spërkatje.
Përgatitja: Kremi i tiramisu-së
- Në një enë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen masë kremoze dhe mengjyrë të çelët.
- Shtojmë krem djathin Mascarpone Ghidetti dhe përziejmë derisa të krijohet një krem i butë dhe homogjen.
- Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë e fortë dhe i bashkojmë butësisht me krem mascarpone.
Shtresimi
- Zhysim shpejt biskotat Savoiardi në kafe (kujdes,mos i lini gjatë që të mos zbuten tepër).
- Vendosim një shtresë biskotash në fund të një formë qelqi.
- Sipër shtojmë gjysmën e kremit me mascarpone.
- Vendosim një tjetër shtresë biskotash dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të kremit.
Finalizimi
- Sipërfaqen e spërkatim me kakao pluhur.
- E lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 4 orë (më së miri gjatë natës).
Rezultati
Një tiramisu i butë, aromatik dhe i freskët, ku çdo lugë është një përjetim i ëmbëlsisë italiane. Krem djathi Mascarpone Ghidetti siguron kremozitetin dhe shijen origjinale që e kthen këtë recetë në një kryevepër.

















































