LAJMI I FUNDIT:

Rebel Wilson tregon mesin e saj të holluar e veshur në dollakë të ngushta

Rebel Wilson tregon mesin e saj të holluar e veshur në dollakë të ngushta

Rebel Wilson humbi 35 kilogramë pas të vetëshpallurit të saj “viti i shëndetit” në 2020.

Dhe të dielën, aktorja australiane po tregonte rezultatet e punës së saj të palodhur teksa po bënte një ecje nëpër Griffith Park në Los Angeles.


41-vjeçarja duket se ka ndjerë nxehtësinë, teksa ka hequr bluzën nga krahët dhe e ka mbajtur të varur në qafë.

Poshtë, ajo kishte në një pjesë të sipërme që tregonte barkun e saj të holluar dhe një palë dollakë të zeza të ngushta që i ngjiteshin trupit të saj të dobësuar.

Rebel Wilson tregon më në fund sekretin pas humbjes së mahnitshme të peshës
Lexo po ashtu Rebel Wilson tregon më në fund sekretin pas humbjes së mahnitshme të peshës

Ylli i “Pitch Perfect” dukej se ishte pa grim për stërvitje dhe i kishte tërhequr flokët biondë nën kapelë.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë atlete bardh e zi dhe kishte vendosur syze dielli për t’u mbrojtur nga rrezet e ndritshme.

Prezantuesja e BAFTA 2022, Rebel Wilson ngrit gishtin e mesit në mes të transmetimit kundër Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Prezantuesja e BAFTA 2022, Rebel Wilson ngrit gishtin e mesit në mes të transmetimit kundër Vladimir Putinit

Rebel ishte e përqendruar në ecjen e saj, duke mbajtur telefonin e saj në dorë dhe duke dëgjuar muzikë ndërsa ecte.

Aktorja ka folur hapur për rrugëtimin e saj të humbjes së peshës gjatë dy viteve të fundit, si dhe ka dokumentuar figurën e saj për të gjithë fansat në rrjete soicale. /Telegrafi/