LAJMI I FUNDIT:

Realme Pad 2 prezantohet me 19 korrik

Realme Pad 2 prezantohet me 19 korrik

Realme Pad 2 do të prezantohet me 19 korrik, kjo sipas një faqe marketingu në Flipkart. Do të ketë një ekran me madhësi prej 11.5 inç me korniza të holla, një shkallë të lartë të rifreskimit, dhe lansimi në tregje do fillojë një javë pas prezantimit.

Fotografitë janë hequr tashmë, dhe ajo faqe nuk ekziston, por nga GSM Arena shkruajnë se ata arritën që t’i marrin fotografitë përpara se kjo të ndodhte. Pad 2-shi do të ketë një renditje të kamerave në formë rrethi dhe 4 zmadhues zëri me një konfigurim 2×2.


Ekrani pretendohet se do të ketë cilësi prej 2K, e që është një rezolucion 1,200p, transmeton Telegrafi.

Paneli do të jetë me 10-bit, që do të thotë se vije me një 1 miliardë ngjyra, dhe disa veçori të tjera do të përfshijnë ndriçim të përshtatur me zbehje të rregulluar mirë dhe O1 Ultra Vision Engine.

Ky tablet do të ketë një port me USB-C, ndërsa në fotot e publikuara nuk shihet hapësira me 3.5mm për kufjet, që do të thotë se përdoruesit e këtij tableti do të duhet që të përdorin kufje “wireless” të dëgjojnë muzikë me zë të lartë.

Raportet thonë se Realme Pad 2 fuqinë do ta marr nga një çip Helio G99, ndërsa lansimi fillimisht pritet të bëhet në Indi, dhe gradualisht do të dal edhe në tregjet e tjera botërore. /Telegrafi/