LAJMI I FUNDIT:

Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G

Realizohet telefonata e parë në rrjetin 5G

ZTE në bashkëpunim me China Unicom realizoi telefonatën e parë 5G me një telefon të mençur prototip 5G dhe shfletoi në ueb me prototipin në fjalë.

Dyshja kreu testimet tre muaj pas lansimit të dokumentit 3GPP Rel-15.

Kompania tha se testimet treguan kompetencën e fortë të ZTE në kërkim, hulumtim dhe komercializim të 5G për operatorët.

Megjithatë teknologjia e kompanisë me shumë gjasa nuk do të gjejë shtrirjen që kërkon për shkak shqetësimeve të sigurisë që sillen rreth ZTE.

Kompania tjetër kineze Huawei, është vënë në shënjestër të vendeve të ndryshme të botës të cilat bojkotojnë teknologjinë 5G.

Samsung na prezanton të ardhmen e një jete plot me konektivitet në CES 2019
Lexo po ashtu Samsung na prezanton të ardhmen e një jete plot me konektivitet në CES 2019

Në konferencën për prezantim të teknologjisë (CES) që u mbajt në Las Vegas, Samsung tregoi telefonin e mençur prototip 5G. /Telegrafi/