LAJMI I FUNDIT:

Reali vendos për Allin si galaktikun e radhës, ofron edhe lojtarë si pjesë të ofertës

Reali vendos për Allin si galaktikun e radhës, ofron edhe lojtarë si pjesë të ofertës

Real Madridi po planifikon ‘rrëmbimin’ e talentit anglez të Tottenham Hotspurit, Dele Alli, për të cilin mendon edhe një ofertë shkëmbimi me një futbollistë pjesë të marrëveshjes.

Klubi mbretëror mendon ende përforcimin e skuadrës dhe është duke shikuar emra të ndryshëm për t’i transferuar në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Reali ka piketuar yllin anglez, Dele Alli dhe dëshiron të nënshkruaj me ta, duke ofruar edhe lojtarë si pjesë të marrëveshjes.


Mediumi spanjoll thekson se Mbretërit në ofertën në kesh po mendojnë të fusin edhe mesfushorin kroat, Mateo Kovacic, i cili do shkonte në drejtimin e kundërt.

Alli-Kovacic, do ishte padyshim shkëmbim i ‘çmendur’

Alli është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2022 dhe shefi i Tottenhamit, Daniel Levy e ka bërë të qartë se ai nuk është në shitje për asnjë çmim.

Megjithatë, Presidenti i Realit, Florentino Perez ka vendosur dhe mendon se Alli duhet të jetë një ‘Galaktico’ tjetër dhe thuhet se shpreson që ai të mund të largoj Kovacic si favorit për të qenë pjesë e një marrëveshjeje sensacionale për shkëmbimin e janarit.

Dy agjentët e mëdhenj në ‘luftë’ për yllin anglez, Dele Alli
Lexo po ashtu Dy agjentët e mëdhenj në ‘luftë’ për yllin anglez, Dele Alli

Yllit anglez, 21 vjeç, po iu premtohet një lëvizje e ëndrrave në Bernabeu pas largimit nga përfaqësuesit afatgjatë të kompanisë Impact Sports Management.

Agjentët e njohur, Jorge Mendes dhe Mino Raiola janë ndër ata që janë në ‘luftë’ dhe do të ishin të lumtur nëse do të merrnin nën menaxhim mesfushorin Spursave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Kalo në kategori