Real Madridi është i gatshëm që ta shesë mesfushorin James Rodriguez te Manchester United.

Lajmin e ka konfirmuar Daily Star, gazetë e cila shkruan se një ofertë e ''majme'' do të pranohej nga madrilenët.


Gjithashtu raportohet se në këtë marrëveshje nuk do të përfshihet Gareth Bale, pasi që uellsiani shihet si e ardhmja e Realit.

Në anën tjetër, Los Blancos është duke u interesuar për shërbimet e portierit të Djajve të Kuq, David de Gea.

telegrafi sport app