Reali shkon në pushim me golin e bukur të James (Video)

Real Madrid ka kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë ndaj Espanyolit.
Djelmoshat e trajnerit Zinedine Zidane kanë gjetur rrugën e rrjetës duke kaluar në epërsi 1-0 si mysafirë ndaj Espanyolit.
Ishte mesfushori me tipare sulmuese kolumbian, James Rodriguez, i cili ka shënuar një gol të bukur nga largësia.
Goli erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa asistimi erdhi nga gjermani Toni Kroos. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































