Real Madridi dëshiron transferimin e Mohamed Salah në verë dhe ka gati një ofertë të lartë për Liverpoolin.

Ylli egjiptian u transferua te Liverpooli në verë nga Roma për një shifër rreth 42 milionë.


Megjithatë, rendimenti i treguar nga ai ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane ta bëjnë prioritet transferimi gjatë verës.

I tillë është edhe klubit mbretëror, Real Madridi, të cilët e duan me çdo kusht egjiptianin në skuadrën e tyre për sezonin e ri.

Salah 3 Salah ka çmendur të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon (Getty Images)

Sipas Diario Gol, Real Madridi shpreson se një ofertë prej 150 milionë euro plus shërbimet e Lucas Vazquez do të jenë të mjaftueshme për transferimin e Salah.

Vazquez Vazquez është pjesë e ofertës (Getty Images)

Gjiganti spanjoll kërkon transferimin e ylli të Reds gjatë verës, por raportet shtetërore thonë se egjiptiani nuk do të mund të largohet pa së paku 190 milionë euro.

Kështu, Reali shpreson që oferta e tyre me përfshirjen e mesfushorit spanjoll te jetë joshëse dhe pranuese për Liverpoolin.

Ndryshe, Salah është duke përjetuar një super sezon, ku nga 40 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar plot 36 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app