LAJMI I FUNDIT:

Reali ngjitet në krye, presion te rivalët (Video)

Reali ngjitet në krye, presion te rivalët (Video)

Real Madridi ka bërë një rikthim sensacional nga disavantazhi prej dy golash për të fituar me rezultat 3-2 në udhëtim te Rayo Vallecanos.

Skuadra vendase i befasoi Mbretërit duke krijuar epërsi të dyfishtë në pjesën e parë. Adrian Embarba shënoi në minutën e shtatë, ndërsa aq minuta më pas realizoi edhe Miku (14’).

Mysafirët ia dolën ta ngushtonin rezultatin para se të shkonin në pushim. Pas një harkimi nga këndi të Kroos, Gareth Bale shënoi me kokë (35’).


Jo shumë minuta brenda pjesës së dytë, Lucas Vazquez e barazoi rezultatin (52’). Asistimi ishte i Danilos.

Për të përmbysur gjithçka u përkujdes Gareth Bale me golin e dytë personal në këtë sfidë. Uellsiani e mori topin në mesfushë dhe shkoi në sulm për të përfunduar gjithçka vet (81’).

Me fitoren e nëntë radhazi në La Liga, Real Madridi ngjitet në krye të tabelës me 81 pikë, dy më shumë se Barcelona dhe Atletico Madridi që nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave. /Telegrafi/

Goli i Miku ndaj Real Madrid C.F..

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

Rayo Vallecano 1-0 Real Madrid: Adri Embarba

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

2-1: Shënon Gareth Bale, tani Reali shpreson te fitorja.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

2-2: Barazon Reali, shënon Lucas Vazques.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

2-3: Reali përmbys gjithçka, kalon në epërsi me golin e Bale.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori