LAJMI I FUNDIT:

Reali merr pikët ndaj Mallorcas për të rritur diferencën me rivalët për titull

Reali merr pikët ndaj Mallorcas për të rritur diferencën me rivalët për titull
(Foto: Twitter/Football Tweet)

Real Madridi e ka kryer detyrën në Visit Mallorca Estadi përballë Mallorcas (3-0) duke qenë bindës në këtë triumf.

Gjysma e parë nuk prodhoi fola, ndërsa rastet e para i patën vendasit përmes Angel e Pablo Maffeo.

Në fraksionin e dytë, ishte skuadra mysafire që arriti ta zhbllokonte rezultatin. Karim Benzema e nxori Vinicius Juniorin të vetëm përballë portierit dhe braziliani ishte i saktë (56’).


Ndërkohë që nikoqirët përpiqeshin të rrezikonin përmes Vedat Muriqit dhe të tjerëve, Los Blancos siguruan një penallti, të cilën e konvertoi në gol Karim Benzema (77’) për ta dyfishuar epërsinë.

(Foto: Screenshot/Twitter/ Sala12)

Porsa hyri në lojë Marcelo dhuroi një asistim fantastik për Benzeman, i cili e realizoi golin e tretë të mysafirëve me kokë (82’).

Falë këtij triumfi, Real Madridi tashmë është 10 pikë përpara rivalit më të afërt për titull, Sevilla. Mallorca mbetet në vend të 16-të në renditje me dy pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/

https://twitter.com/wyngback/status/1503487389368389634

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori