LAJMI I FUNDIT:

Reali i kthehet fitoreve në La Liga falë dy golave të Ceballos (Video)

Reali i kthehet fitoreve në La Liga falë dy golave të Ceballos (Video)

Real Madridi ka shënuar një fitore të madhe, por shumë të vuajtur në udhëtim ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 2-1.

Skuadra e Zinedine Zidanes i është kthyer fitoreve në kampionat, pas humbjes së fundit ndaj Real Betisit, pasi ka fituar sot (e shtunë) në udhëtim te skuadra e trajneri Gianni De Biasi, Alavesit.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 10, kur talenti spanjoll Dani Ceballos kaloi Realin në epërsi 1-0 pas një veprimi të mirë në zonë dhe një goditje të saktë.


Dani Ceballos duke festuar golin e parë

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 40 duke shënuar me anë të Manu Gomez, i cili shënoi gol të bukur me kokë për 1-0.

Talenti Ceballos doli në pah edhe në minutën e 43-të, duke shënuar përsëri një gol të bukur me një goditje të saktë për 2-1.

Ceballos luajti ndeshjen e parë si titullar

Në pjesën e dytë, pati shumë raste për ty dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të dërgoj topin në rrjetë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, respektivisht fitoren e Mbretërve me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Reali ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë dhe ndeshjen e radhës e luan në shtëpi ndaj Espanyolit, ndërsa Alavesi në pozitën e parafundit me asnjë pikë dhe luan në udhëtim te Levante. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x61q7xs

http://www.dailymotion.com/video/x61qdfc

http://www.dailymotion.com/video/x61qeuc

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori