Real Madridi ka fituar ndaj Ajaxit me rezultat 1-2 në stadiumin Johan Cruijff Arena në ndeshjen e parë të fazës eliminuese (1/8 e finales) në Ligën e Kampionëve.

Skuadra holandeze befasoi me lojën e mirë, por në fund përvoja e Los Blancos u tregua vendimtare.


Rastin e parë serioz për gol e kishte Ajaxi në minutën e nëntë me anë të Noussair Mazraoui. Reali iu përgjigj me anë të Vinicius Junior (14'), por Andre Onana bëri një pritje të mirë.

real ajax (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Ajaxi vazhdoi dominimin, raste për gol kishte me anë të Dusan Tadic (26'), Hakim Ziyech (36'). Në minutën e 37-të shënoi Nicolas Tagliafico, por gjyqtari anuloi golin pas konsultimit me VAR-in.

Në pjesën e dytë Los Blancos luajtën më mirë, Karim Benzema (51') kishte rast të mirë për gol, por Onana nuk lejoi edhe një herë që rrjeta e tij të tundet.

Marco Asensio (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Benzema kaloi Realin në epërsi në minutën e 60-të pas asistimit të bukur nga Vinivius.

Goli i barazimit u shënua nga Hakim Ziyech në minutën e 75-të, por mysafirët pas këtij goli sulmuan më shumë dhe në minutën e 87-të rikthyen epërsinë me anë të Marco Asensios dhe me rezultatin 1-2 përfundoi ndeshja.

Ndeshja e rikthimit do të luhet në Santiago Bernabeu me 5 mars. /Telegrafi/

telegrafi sport app