LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po siguron të ardhmen e tyre, ekipi i mbushur me talentë të mëdhenj dhe kontrata afatgjate

Real Madridi po siguron të ardhmen e tyre, ekipi i mbushur me talentë të mëdhenj dhe kontrata afatgjate

Përtej ardhjeve të Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni, Real Madridi po lëviz për të siguruar të ardhmen e tyre duke rinovuar kontratat me Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Eder Militao.

Tre brazilianët e lartë përmendur, pastaj Thibaut Courtois, Federico Valverde, Eduardo Camavinga dhe dy nënshkrimet e reja do të lidhen të gjithë me kontrata të gjata me Los Blancos.

2028: Tchouameni, Rodrygo dhe Militao


22-vjeçari francez, Tchouamani është aktualisht lojtari me marrëveshjen më të gjatë në Real Madrid.

Rodrygo dhe Militao do të ndjekin shembullin, pasi Real Madrid dëshiron të shpërblejë lojtarët e tyre për paraqitjet brilante sezonin e kaluar.

2027: Valverde, Camavinga, Vinicius Jr

Tre të rinj të tjerë që janë të destinuar të jenë lojtarë kyç të Real Madridit në të ardhmen. Të tre kanë qenë çelësi e Los Blancos në triumfin e Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit 2021/22.

Dy mesfushorët i dhanë energji ekipit, ndërsa Vinicius Jr shënoi 22 gola dhe bëri 20 asistime në sezonin e fundit. Vinicius do të rinovojë kontratën e tij dhe mbetet për t’u parë nëse do ta bëjë këtë deri në vitin 2027 apo 2028.

Klauzolë të re 'anti klub-shtet' dhe shifra marramendëse, Real Madridi dëshira të mbyllë rinovimin e Vinicius Jr për dhjetë ditë
Lexo po ashtu Klauzolë të re 'anti klub-shtet' dhe shifra marramendëse, Real Madridi dëshira të mbyllë rinovimin e Vinicius Jr për dhjetë ditë

2026: Courtois, Alaba dhe Rudiger

Alaba dhe Rudiger iu bashkuan Real Madridit si transferime të lira nga Bayern Munich dhe Chelsea. Reprezentuesit austriak iu ofrua një kontratë pesëvjeçare dhe kolegu i tij gjerman vendosi një kontratë katërvjeçare.

Ndërsa për Courtois, kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2026, kur belgu do të jetë 34 vjeç.

Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon
Lexo po ashtu Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon

Skenarët e shumtë për vitin 2023

Ndërkohë, Luka Modric do të qëndrojë për sezonin e ardhshëm dhe mund të rinovojë kontratën e tij nëse do të dallohet sërish në 2022/23. Ndërkohë, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me sulmuesin Karim Benzema, por edhe me Toni Kroos nëse vazhdojnë të shkëlqejnë.

Nacho Fernandez nuk do të ketë problem për të vazhduar kontratën me Los Blancos, ndërsa Marco Asensio, Dani Ceballos, Borja Mayoral dhe Mariano Diaz pritet të largohen këtë verë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori