Mesfushori francez i Chelseat, N'Golo Kante ka përfunduar në radarin e klubit të madh spanjoll, Real Madridit.

Mbretërit dhe trajneri i tyre Zinedine Zidane janë të interesuar të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri me transferime të mëdha.


Trajneri francez është i etur për të joshur Eden Hazardin dhe Paul Pogba për të transferuar në Santiago Bernabeu,

Megjithatë, ai mund të kthehet te francezi Kante nëse një marrëveshje për yllin e Old Trafford nuk mund të arrihet.

Sipas mediumit britanik The Express, Real Madridi është duke e marrë parasysh një ofertë për francezin e Chelseat, Kante, me kampionët e Evropës që thuhet se janë në përpilim të dosjes për fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Ish-lojtari i Leicester Cityt është larguar nga pozita e  tij këtë sezon nga trajneri Maurizio Sarri, i cili ka preferuar të përdorë Jorginhon në bazë të mesfushës së tij dhe kjo e ka indinjuar francezin.

Kante pëlqehet shumë edhe nga Paris Saint-Germain dhe çmimi i tij sillet rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app