Real Madridi do të ndjejë mungesën e Gareth Bale edhe në ndeshjen e radhës në shtëpi.

Dueli që në letër është i lehtë ndaj Deportivo La Corunas, e shfaqë Realin pa Balen, i cili mungoi edhe në El Clasico.


Uellsiani mbetet jashtë fushave për shkak të lëndimit të tij në nyje.

Fabio Coentrao po ashtu nuk do të jetë i gatshëm për duelin për shkak të lëndimit në ije dhe mbetet jashtë fushave.

Valle te Deportivo ëhstë i vetmi lojtar i lënduar dhe është në dyshim, pritet të vlerësohet situata e tij nga trajneri i skuadrës.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 20:45 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi

telegrafi sport app