LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ofron kartonin e një lojtari si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Davies

Real Madridi ofron kartonin e një lojtari si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Davies

Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi është duke planifikuar që të shkojë me të gjitha forcat për transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Së bashku me Kylian Mbappe, 23-vjeçari është një prej prioriteve për ekipin e Carlo Ancelottit gjatë afatit kalimtar veror dhe tashmë besohet se klubi madrilen kanë bërë hapat e parë në përpjekje për ta transferuar atë.

Davies do të hyjë në sezonin e fundit të kontratës me Bayernin gjatë verës, kështu që Real Madridi i ka kërkuar atij që të mos rinovojë.


Duke marrë parasysh që bisedimet mes gjigantit gjerman dhe reprezentuesit kanadaez kanë ngecur, Real Madridi janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në vlerë prej 70 milionë eurosh për Davies.

Zyrtare: Eder Militao blindohet me kontratë të re nga Real Madridi
Lexo po ashtu Zyrtare: Eder Militao blindohet me kontratë të re nga Real Madridi

Por, siç duket së shpejti do të nisin planet edhe për blerjen e një mbrojtësi, pasi Rafa Marin me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e planeve të Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, klubi madrilen po mendon të ofrojë kartonin e tij tek Bayerni, pasi që edhe më herët klubi gjerman kishte shprehur interesim për 21-vjeçarin.

Raporti nga mediumi gjerman BILD shton më tej se Bayerni mund të detyrohet të shesë Davies verën e ardhshme për shkak se marrëveshja për rinovimin e kontratës duket se nuk do të arrihet.

Siç është marrë vesh, Davies po kërkon një pagë prej 13 milionë eurosh në vit, diçka që kampioni i Bundesligës nuk është në gjendje t’ia ofrojë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori