Real Madridi nuk ndalet në El Clasico, Kroos shënon nga gjuajtja e lirë përball Barcelonës

Real Madridi ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Barcelonës në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Pas Karim Benzemas, i cili shënoi në minutën e 13-të për 1-0, Reali ka gjetur edhe golin e dytë ndaj katalunasve.
Kësaj radhe është mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili ka shënuar për 2-0.
Goli i gjermanit erdhi nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra.
Ky gol u shënua në minutën e 28-të të ndeshjes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































