LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

Real Madridi ka ndërmarrë hapa konkret drejt transferimit të top yllit të Liverpoolit sipas raportimeve të fundit.

Liverpooli ende nuk ka bërë ndonjë blerje që prej emërimit të Arne Slot në stol, i cili e zëvendësoi Jurgen Kloppin.

Dhe emrat si Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk janë lidhur me një largim nga ‘Anfied’ këtë verë, për të mos e përmendur Trent Alexander-Arnold të cilit i skadon kontrata në 2025.


Ai ende nuk ka nënshkruar kontratë të re dhe gazetari gjerman Christian Falk raporton se Real Madridi ka përshpejtuar përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Alexander-Arnold.

Kontaktet raportohet se janë bërë dhe ylli i Liverpoolit besohet se është i interesuar të transferohet tek gjiganti spanjoll.

25-vjeçari e ka kaluar të gjithë karrierën profesionale tek Liverpooli që prej se u promovua në ekipin e parë nga akademia e të rinjve.

Debutimi i tij me ‘Të Kuqtë’ erdhi në vitin 2016 dhe që prej atëherë ai numëron 310 paraqitje me fanellën e tyre në të gjitha garat.

Por ka thashetheme të shumta se ai mund të marrë vendimin që t’i jap fund aventurës së tij tek Liverpooli, pasi bisedimet për kontratën e re kanë ngecur.

Ai pra do të mbetet lojtarë i lirë në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo e ka bërë Real Madridin që ta konsiderojë si opsion./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori