LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi merr përgjigje pozitive nga ylli i Arsenalit para një transferimi të mundshëm

Real Madridi merr përgjigje pozitive nga ylli i Arsenalit para një transferimi të mundshëm

Real Madridi ka dy prej tri opsioneve të tyre për qendrën e mbrojtjes që kanë mbushur të 30-tat dhe njëri prej tyre po shërohet nga lëndimi i dytë i ligamentit ACL në dy vitet e fundit.

Ani pse mediat lokale kanë raportuar se kjo nuk është një pozitë më prioritet për verën e ardhshme, ‘Los Blancos’ po e ndjekin tregun e transferimeve për opsione të mundshme.

Një prej lojtarëve që ata pëlqejnë është edhe ylli i Arsenalit, William Saliba.


Reprezentuesi francez ka qenë një prej lojtarëve kryesor të Mikel Artetas dhe gazeta spanjolle Sport ka raportuar se ai jo vetëm që ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë një blerje e madhe, por gjithashtu ka marrë një përgjigje pozitive nga kampi i tij, para një lëvizje të mundshme.

Saliba ka një kontratë deri në 2027 dhe raporti tutje shton se ai do të kërkojë largimin në rast se Real Madridi prezanton një ofertë të madhe, diku në regjionin e 100 milionë eurove apo më shumë.

Arsenali në anën tjetër do të duhet të konsiderojë opsionet e tyre në gjashtë muajt e ardhshëm.

Në rast se ata nuk arrijnë të nënshkruajnë një kontratë të re me Saliban vitin e ardhshëm, ata rrezikojnë që ta humbasin atë me një çmim të përgjysmuar.

Për këtë arsye një shitje e tij këtë verë do të kishte kuptim ani pse Real Madridi zakonisht preferon që lojtarët t’i shkojnë deri në fund kontratave të tyre para se të bëjnë një lëvizje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori