Real Madridi ka mbushur arkat e klubit falë një strategjie të pabesueshme

Real Madrid ka forcuar pozicionin e saj financiar këtë verë, duke shfrytëzuar akademinë e njohur të të rinjve për të gjeneruar 31 milionë euro përmes shitjeve strategjike të lojtarëve.
Akademia Valdebebas e klubit, një gur themeli i modelit ekonomik të tyre, ka dëshmuar se është më shumë se një fabrikë talentesh, duke shërbyer si një burim i besueshëm të ardhurash.
Shtatë lojtarë të rinj, Obrador (5 milionë ), Yusi Enriquez (3 milionë ), Chema Andres (6 milionë ), Víctor Munoz (5 milionë), Jacobo Ramon (2.5 milionë ), Alvaro Rodriguez (2.5 milionë ) dhe Miguel Gutierrez (7 milionë , janë transferuar, duke mbushur arkën e klubit.
Këto të ardhura, të kombinuara me 80 milionë euro nga Kupa e Botës për Klube, e kanë çuar Real Madridin përtej kufirit të 100 milionë eurove në të ardhura gjatë verës.
Këto fonde kanë mundësuar transferime kyçe, përfshirë Huijsen, Trent, Carreras dhe Mastantuono, me një total investimesh prej 178 milionë euro për sezonin 2025/2026, investimi i tretë më i madh në 16 vitet e fundit për klubin.
Duke përfshirë klauzola rikthimi dhe përqindje për përfitime nga shitjet e ardhshme në këto marrëveshje, Real Madrid siguron kontroll të vazhdueshëm mbi talentet e veta, duke forcuar një strategji financiare shembullore që balancohet mes konkurrencës dhe qëndrueshmërisë./Telegrafi/






















































