Real Madridi humb Benzeman për ndeshjen e fundjavës ndaj Elche

Carlo Ancelotti ka publikuar listën e skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e La Liga ndaj Elches, ku vërehet mungesa e Karim Benzema.
Benzema pati dhimbje në këmbë gjatë ndeshjeve të fundit, dëmtim që e kishte marr në ndeshjen ndaj Sherifit në Ligën e Kampionëve.
Ai luajti me dhimbje kundër Barcelonës dhe Osasunas, por tani është vendosur që t'i jepet pushimi që i nevojitet për të kapërcyer problemin e vogël.
Deri më tani në sezonin 2021/22, Benzema është lojtari me më shumë minuta në skuadrën pas Thibaut Courtois dhe Eder Militao.
Në majë të sulmit pritet të luajë Vinicius Jr.
Skuadra e Real Madridit kundër Elche Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Toni Fuidias
Mbrojtës: Dani Carvajal, Ferland Mendy, Eder Militao, David Alaba, Jesus Vallejo, Nacho, Marcelo
Mesfushorët: Toni Kroos, Casemiro, Luka Modric, Eduardo Camavinga, Lucas Vazquez, Antonio Blanco, Isco
Sulmues: Eden Hazard, Marco Asensio, Luka Jovic, Rodrygo, Mariano, Vinicius Jr
/Telegrafi/




















































