Real Madridi fiton me shumë vështirësi ndaj Huescas

Real Madridi ka fituar në udhëtim te Huesca me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.
Mbretërit i është kthyer fitores në kampionat, duke triumfuar ndaj ndaj Huescas pas humbjes turpëruese nga Levante.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, ku të dyja skuadrat patën rastet e veta, por pa arritur t’i konkretizojnë.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe më konkrete, ku edhe u shënuan tri gola.
Të parët ishin vendasit që gjetën golin e duke kaluar në epërsi 1-0 me anë të Javier Galan.
Reali arriti të kthehet në lojë me anë të mbrojtësit Raphael Varane, i cili shënoi në minutën e 55-të për 1-1, ndërsa në minutën e 84-të shënoi për 1-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Los Blancos e shohin veten në pozitën e dytë me 43 pikë, ndërsa Huesca zë vendin e fundit me vetëm 16 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Reali luan në shtëpi ndaj Getafes, teksa Huesca udhëton te Sevilla. /Telegrafi/
https://twitter.com/grandesligas_/status/1358098154722390019



















































