Real Madridi bën publike listën e të ftuarve për përballjen ndaj Vallecanos

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së dielës në La Liga ndaj Rayo Vallecanos.
Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa synon të reagojë fuqishëm pas humbjes së turpshme ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, një disfatë që i kushtoi madrilenëve kualifikimin direkt në fazën e 1/8-ës së finales.
Megjithatë, forma e Real Madridit në kampionat ka qenë shumë pozitive. “Los Blancos” kanë regjistruar pesë fitore radhazi në La Liga dhe aktualisht ndodhen vetëm një pikë prapa Barcelonës kryesuese, duke e mbajtur garën për titull plotësisht të hapur.
Në prag të përballjes ndaj Rayo Vallecanos, stafi teknik ka vendosur të thërrasë një skuadër të balancuar, ku kombinohen përvoja dhe talenti i lojtarëve të rinj.
Ja lista e plotë e të ftuarve të Real Madridit:
Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Fran Gonzalez.
Mbrojtës: Dani Carvajal, David Alaba, Alvaro Carreras, Raul Asencio, Fran Garcia, Dean Huijsen.
Mesfushorë: Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Federico Valverde, Aurelien Tchouameni, Arda Guler, Dani Ceballos.
Sulmues: Vini Jr, Kylian Mbappe, Gonzalo Garcia, Franco Mastantuono, Brahim Diaz, Rodrygo.
Real Madridi do të kërkojë tri pikë të reja për të vazhduar presionin ndaj Barcelonës dhe për të rikthyer besimin pas zhgënjimit në Evropë./Telegrafi













































