Roger Ibanez mund të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi brazilian me pasaportë italiane ka dy vite që luan rregullisht te Roma dhe ka rritur ndjeshëm edhe vlerën e tij.


23-vjeçari është një titullar fiks te Roma, por nuk përjashtohet mundësia e largimit nga kryeqyteti italian gjatë kësaj vere.

roger ibanez roma 166kn8m9xog7v1qggn75mjj554

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja raportojnë se dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e tij.

Gjithsesi fjala është për një interesim vetëm dhe ende asnjëra nga skuadrat nuk ka bërë hap para për të dërguar ofertë.

Por oferta për brazilianin ka nga elita e futbollit anglez, Liga Premier.

Dy skuadrat angleze Newcastle United dhe Tottenham Hotspur besohet se kanë dërguar oferta nga 25 milionë euro për shërbimet e Ibanez.

Gjithsesi Roma e vlerëson yllin e mbrojtjes dhe nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij pa u paguar rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app