Real Madrid dhe Atletico Madrid do të garojnë mes vete për të fituar trofeun e parë të vitit 2020, ndërsa ata bëjnë betejë në finalen e Superkupës së Spanjës në Jeddah të dielën në mbrëmje.

Ekipi i Zinedine Zidane arriti në finale pasi mposhti Valencian në gjysmëfinale me rezultat 3-1, duke përdorur pesë mesfushorë qendrorë.


Diego Simeone pa që skuadra e tij mposhte me rikthim Barcelonën në përplasjen e tyre gjysmëfinale, falë golave ​​të vonshëm të Alvaro Morata dhe Angel Correa.

Ndeshja finale mes tyre pritet të zhvillohet në stadiumin King City Sports City në Jeddah të Arabisë Saudite nga ora 19:00, ndërsa pritet të jetë i stërmbushur.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, me mesfushë të ngjeshur.

Formacionet e mundshme të finales së Superkupës së Spanjës:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Modric, Kroos, Casemiro, Valverde, Isco; Jovic; Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Lodi; Saul, Thomas, Koke, Correa; Felix, Morata;/Telegrafi/