Real Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Real Sociedadit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka vazhduar serinë pozitive të ndeshjeve në La Liga pasi ka fituar ndaj Sociedadit dhe është ngritur në pozitën e tretë.


Golat në këtë takim u shënuan nga Lucas Vazquez (1'), Cristiano Ronaldo (27', 37', 80') dhe Toni Kroos (34') për Mbretërit, ndërsa për Sociedadin shënuan Bautista Orgilles (74') dhe Asier Ilarramendi (83').

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili pas het-trikut u vlerësua me notë maksimale 10.

Ronaldo 1 Ronaldo shënoi het-trik ndaj Sociedadit (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve, Geronimo Rulli, i cili u notua me 4.5. /Telegrafi/  Real Madrid:

notat reali e1518299708466

Real Sociedad:

notat reali 1 e1518299778761

telegrafi sport app